Besimtarët katolikë të Shkodrës kanë kremtuar në mesnatë lindjen e Krishtit, një prej momenteve më të rëndësishme për të gjithë të krishterët shqiptarë.
Gjatë meshës së shenjtë Imzot Angelo Massafra, kryeipeshkvi i Shkodër-Pultit përcolli mesazhe dashurie e solidaritetit.
IMZOT ANGELO MASSAFRA
KRYEIPESHKVI I SHKODЁR-PULTIT
“Duke bere secili punen e vet, pa u ankuar, besojme apo nuk besojme te gjithe do t’i japim llogari zotit, te shkojme para zotit plot me vepra te mira. Sa here ankohemi qe drejtesi nuk ka, jo vetem ne gjykata, te lirohemi nga pengesat e te behemi me solidare, vecanerisht me ata qe jane ne veshtiresi. Ky eshte urimi qe bej, Krishti te jetoje ne zemren tone e te behemi me te mire me te tjeret.”
Katolikët festuan lindjen e Krishtit edhe në qytetin e Lezhës. Qindra besimtarë u mblodhën në katedralen e “Shën Nikollit”, ku mesha e shenjtë u udhëhoq nga ipeshkvi i Lezhës, Otavio Vitale.
Ndërsa në Berat besimtarët ortodoksë kanë shkuar në katedralen e “Shën Dhimitrit”, ku rituali u drejtoua nga At Johani.
Krishtlindjet janeë festuar edhe në Korçë, Durrës duke shënuar vitin e dytë që kjo festë i gjen besimtarët në kushtet e pandemisë së koronavirusit.