Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka zhvilluar një takim me strukturat e policisë në Gjirokastër, Tepelenë e Memaliaj.

Burime për Vizion Plus konfirmuan se Ministri i Brendshëm është informuar nga Drejtori i DVP Gjirokastër, Ardian Cipa lidhur me problematikat dhe masat e marra për ruajtjen e rendit publik në këtë qark.

Pritet njoftim nga Ministria e Bredshme mbi ato çfarë u ka thënë apo kërkuar Ministri i Brendshëm strukturave të Policisë në Memaliaj një javë pas ngjarjes së rëndë në këtë qytet.

Memaliaj u trondit para pak ditësh nga atentati mafioz, që la pas tre të vrarë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Shënjestër e atentatit ishte Shyqyri Kalemi, babai i Andrea Kalemit, i cili u ekzekutua.

Po ashtu, u vranë kamerieri 36-vjeçar, Gledio Muka dhe klienti 47-vjeçar, Marsel Çela, dy viktima të cilët nuk kishin lidhje me objektivin./vizionplus.tv