Krimi në Astir/ 59 vjeçari vrau të dashurën dhe motrën e saj

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Krimi në Astir/ 59 vjeçari vrau të dashurën dhe motrën e saj

Policia ka dhënë informacionet e para në lidhje me krimin e rëndë të ndodhur në zonën e Astirit në Tiranë, ku dy motra janë gjetur të vrara me armë zjarri në një apartament.

Një 59 vjecar, shqiptar nga Maqedonia e Veriut ka qëlluar për vdekje bashkëjetuesen si dhe motrën e saj pas një konflikti.

Autori i dyshuar I ngjarjes së rëndë, shtetasi Përparim.A, nuk është kapur ende nga policia.

Motivi i krimit të rëndë të ndodhur në zonën afër Fabrikës së Miellit në Unazën e Re, dyshohet të ketë lidhje me raportet e krisura mes autorit dhe partneres së tij.

Advertisement

 

 

Tiranë/ Informacion paraprak

 

Advertisement

Më datë 31.12.2020, rreth orës 10:30, në Astir, shtetasi P. A., 59 vjeç, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, ka qëlluar me armë zjarri bashkëjetuesen e tij dhe motrën e saj, ende të paidentifikuara, të cilat si pasojë e plagëve të marra kanë ndërruar jetë.Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie, të cilat kanë rrethuar zonën, me qëllim kapjen e autorit.Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore dhe vijon puna nga grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy