Detaje të rënda janë zbardhur nga ngjarja monstruoze që ndodhi një ditë më parë në fshatin Brataj në Selenicë.
Në dëshminë e tij kryefamiljari ka treguar se autori shkoi në banesë me maskë.
Ai është futur në banesë ka kërkuar kafe por ka dyshuar se është e helmuar kështu I ka kërkuar gruas ta provojë e para.
Më pas nën kërcënimin e armës e ka detyruar atë të lidhë bashkëshortin me litar.
Sipas kryefamiljarit 38-vjeçari I ka kërkuar gruas të zhvishet por nuk ka abuzuar me të.
Dyshohet se ka abuzuar me vajzën 17-vjeçare të familjes e cila është më aftësi të kufizuara në shikim.
Ka qenë vajza e madhe e familjes ajo që ka mudnur të shpëtojë e para duke kërkuar ndihmë te bashkëfshatarët.
Dëshmia:
“Rreth orës 6 të mëngjesit, kanë lehur qentë në perëndim të shtëpisë dhe kam dalë së bashku me bashkëshorten e djalin e madh. Bashkëshortja pa personin me maskë dhe më thirri. Kur kemi shkuar në banesë, personi me maskë të kuqe në kokë ishte futur në dhomën e fëmijëve. I tha bashkëshortes mblidhi fëmijët të mos shohin gjë dhe më thirri mua të ulem në tokë. U ula në tokë, i tha dhe bashkëshortes. Pasi ndenji 5 minuta, i tha më bëj një kafe.
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";I kërkoi dhe gërshërë dhe preu maskën në formën e buzëve se sytë i kishte të prera. E çoi kafen dhe i tha hajde provoje se mos më ke hedhur helm. E piu kafenë e hodhi filxhanin. Pas 20 minutash preu litarin dhe it ha bashkëshortes të më lidhë. Gruaja nën kërcënimin e armës më lidhi. Më pas lidhi bashkëshorten. Na shtriu në krevat të dyve dhe është marrë me fëmijët pastaj. Gruan tentoi ta përdhunonte, zhvishu i tha por nuk e përdhunoi.
Na ka vjedhur 350 mijë lekë në dollap, disa dokumenta dhe dy pasaporta të çupave. E kam njohur se ka ardhur një ditë më përpara si kasap me një çun nga Brati dhe ka sjell te banesa. Unë kam qenë në Vlorë dhe kur kam vajtur rreth orës 12:00 e kam gjetur në banesë dhe i thashë nuk të njoh. Ai më tha që kam qenë kur ka vdekur babai jot, nuk të njoh i thashë, jam nga Vajza më tha. Futi fëmijët në dhomë dhe i ka kërcënuar me thikë, të gjashtë fëmijët. U ka thënë gëk me gojë se do t’u masakroj me thikë. Unë kërkoj nga drejtësi a që ai të marrë burgim të përjetshëm dhe nuk kam për ta falur. Ka abuzuar seksualisht. Policia na erdhi në ndihmë, ka ardhur pas 25 minutash pasi jemi 35 kilometër larg”, tha babai.