Krimi makabër në Kuçovë/ Zbardhet dëshmia e autorit, si nisi sherri për 6 mijë lekë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Krimi makabër në Kuçovë/ Zbardhet dëshmia e autorit, si nisi sherri për 6 mijë lekë

Zbardhen detaje të reja nga vrasja e 64-vjeçares Fatime Suli nga Fetah Marra pak ditë më parë në Kuçovë.

 

Sipas dëshmisë së dhënë prej tij në prokurori, shkaku ka nisur për një borxh 6 mijë lekë që sipas Marrës, viktima ia kishte atij dhe nuk ia jepte prej disa kohësh. Në dëshminë e dhënë në polici,vrasësi Fetah Marra ka deklaruar se,viktima i kishte atij 60 mijë lekë (të vjetra) borxh,si rezulatat i mbarështrimit të bagëtive.

 

Advertisement

Sipas tij,gruaja kishte mbarështruar tufën e dhive me cjapin e tij të racës dhe i kishte ngelur pa dhënë lekët.Marra ka deklaruar se ka shkuar për t’i kërkuar borxhin por pasi gruaja ka filluar t’i gjuajë me gurë,ai e ka kapur për fyti.

 

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e 20 Janarit në lagjen “Havaleas” në fshatin Kozare të Kuçovës. 64-vjeçarja Fatime Suli u gjet në kanal gjysmë e zhveshur dhe e mbuluar me gjethe.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy