Banka e shkollës së Mateo Vasius, në fshatin Grecalli të Fierit, tashmë ka mbetur bosh.
Në vendin ku ai ulej çdo ditë është vendosur nga shokët një tufë me trëndafila. 8-vjeçari mësonte në klasën e tretë dhe ishte një fëmijë i dashur dhe që e donte shkollën.
Mateo Vasia u rrëmbye dhe u vra nga fqinji i tij Klodian Çalamëni paraditen e djeshme, ndërsa në mbrëmje trupi i vogëlushit u gjet pas kërkimeve në oborrin e banesës së autorit.
Advertisement