Prokuroria e Përgjithshme njofton se u morën 142 njoftime për vepra penale të shënuara për periudhën para, gjatë dhe pas zgjedhore, 84 kallëzime në prokurori nga subjekteve politike/kandidatë, shtetas apo institucione shtetërore; 21 referime të policisë gjyqësore dhe 37 ardhur me transferim nga SPAK.
Deri në 18 maj, prokuroritë kanë regjistruar 47 njoftime për vepra penale për zgjedhjet, ndërkohë që 6 prej tyre tashmë kanë përfunduar.
Advertisement
Aktualisht, 11 persona po ndiqen penalisht, 5 janë arrestuar në flagrancë dhe për 4 të tjerë u kërkua masa e sigurisë “arrest me burg”, prej të cilave është pranuar kërkesa për 3 persona.
Ndërkohë, 24 njoftime i janë transferuar SPAK, ndërsa për 20 të tjera nuk ka filluar procedimi penal.
Advertisement