Vijon zbatimi i planit të masave për evidentimin dhe parandalimin e krimeve mjedisore.
Policia e Beratit ka arrestuar shtetasin Sh.Q., 52 vjeç, banues në Poliçan, pasi u konstatua, me një mjet tip “Kamion”, të ngarkuar me pllaka guri dekorative pa dokumentacionin përkatës, të cilët dyshohet të jenë nxjerrë në Malin e Tomorit.
Gjithashtu specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik proceduan penalisht për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”, shtetasin S.D., 55 vjeç, banues në fshatin Vërtop, Poliçan, pasi u konstatua nga shërbimet e policisë duke transportuar me mjet, lëndë drusore, pa leje përkatëse.
Advertisement