Krifca: Shtohen fondet nga BE, do investohet për zhvillimin e bujqësisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Krifca: Shtohen fondet nga BE, do investohet për zhvillimin e bujqësisë

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca ka vlerësuar bashkëpunimin e fermerëve me qeverinë duke thënë se çdo ditë e më shumë sektori i bujqësisë po i afrohet standardeve të BE.

 

Krifca bëri këtë deklaratë gjatë konferencës me përfaqësues të lartë të DG-Agrit të Komisionit Evropian, Delegacionit të BE-së në Shqipëri si dhe aktorë nga të gjithë sektorët e linjës dhe sipërmarjes private.

 

Advertisement

“Me mbështetjen e programit IPARD sipërmarrjet në Shqipëri po ndërtojnë një realitet tjetër në ekonominë e tregut, duke modernizuar ekonominë e vendit dhe zhvilluar zinxhirin bujqësor, sipas standardeve të BE-së ku duam të aderojmë”, tha ministrja.

 

Ajo shtoi se bashkëpunimi mes qeverisë dhe aktorëve pjesëmarrës në takim do të ndihmojë që të gjenerohen më shumë se 79 milionë euro investime private, të cilat do të prodhojnë vlerë të shtuar në bujqësi, blegtori, agropërpunim

 

Advertisement

“Kjo mbështetje e BE-së, së bashku me kontributet kombëtare publike dhe private, do të injektojë në total mbi 225 milionë euro investime nga 169.9 milionë Euro që janë nën Programin IPARD II) në zonat rurale të Shqipërisë.

 

Nëpërmjet IPARD III ndërtojmë një rrugë të sigurt zhvillimi, në të cilën sektorin e bujqësisë e shohim të integruar si pjesë e një ekosistemi, i cili ofron shërbime pozitive për zonat rurale dhe përbën një gur themeli në zhvillimin e tyre”, tha Krifca.

 

Advertisement

Ajo shtoi se, objektivi ambicioz i qeverisë është zhvillimi i një bujqësie të qëndrueshme, nën moton e objektivave të BE-së.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy