Një i ri është arrestuar nga policia e Lushnjes pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një të mitur.
Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. H., 19 vjeç, banues në Cërrik, Elbasan, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur 11 vjeçe, banuese në Lushnjë.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Advertisement