Altin Dumani është kandidati i dytë, sipas rendit alfabetik që po bën prezantimin e tij për zgjedhjet e kreut të ri të SPAK.
Dumani është në garë me dy kandidatët e tjerë, Adnan Xholi dhe Edvin Kondili.
Zgjedhja do të bëhet nga anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Gjatë prezantimit të tij, Dumani ka vënë si ‘garanci’ bilancin e tre viteve pune si zëvendës drejtues në Prokurorinë e Posaçme .
“Megjithëse kam qenë zëvendës drejtues në SPAK, kam marrë një ngarkesë. E kam parë si mision detyrën në SPAK, është mision shumë i veshtirë. Kam hetuar 99 çështje. Kam ushteuar ndjekje penale për vepra me natyrë korruptive për gjyqtarë të Apelit, të shkallës së parë. Edhe të qënurit pjesë e seksionit të krimit të organizuar më ka dhënë mundësinë të kaloj çështje shumë të rëndësishme për kohën dhe vlerësoj se i kam kryer me sukses. Kam ndërtuar një klimë shumë të mirë me prokurorët e linjës ku kemi ndihmuar njëri-tjetrin në kryerjen e hetimeve, ku nuk mund të lë pa përmendur luftën kundër krimit të organizua.
AdvertisementNë këtë periudhë janë krijuar 20 skuadra të përbashkëta hetimore me autoritetet ndërkombëtare, falë edhe bashkëpunimit tim, të gjitha këto vlerësoj se kanë krijuar tek partnerët një pamje të qartë me të cilën mund të bashkëpunojnë. Krahas asaj që unë ofroj nga pikëpamja personale për këtë detyrë, dua të përmend disa nga hapat që mendoj se janë të nevojshme të kryhen.
Miratimi i rregullores për organizimin, edhe pse ka 3 vite që funksionin nuk ka një rregullore, është një draft i përgatitur nga ekspertët i cili duhet të bëhet funksional. Miratimi i një udhëzimi për standartizimin e shkresave, nga ana formale, që të kemi një pasqyrim unifikues. Miratimi i një udhëzimi të përgjithshëm që unifikon dhe standartizon aktet e procedimit penal. Në raport me Byronë kombëtare të hetimit duhet të forcohen lidhjet dhe bashkëpunimet.”– është shprehur Dumani.
Advertisement