Kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes me grupin parlamentar të PS-së u shpreh se në muajin prill do të nisë procesi për të zgjedhur Presidentin e Republikës.
“Në muajin prill duhet të zgjedhim Presidentin e Republikës. Komplikimi i situatës në PD, na e bën të vështirë të kërkojmë adresën se ku ta kërkojmë dialogun me opozitën parlamentare, por duhet të mendojmë sesi të këshillohemi me qytetarët edhe për këtë vendimmarrje. Pas një serie personazhesh që e kanë degraduar figurën e Presidentit, ne kemi përgjegjësinë e madhe që t’i japim popullit një njeri normal, në radhë të parë, një kryerar dhe kryetare shteti që t’i kthejë normalitetin njerëzor e institucional zyrës së Presidentit të Republikës. Nuk do bjerë nga qielli, por do të gjendet. Në territorin e vendit tonë, por edhe në territorin shpirtëror të kombit tonë. T’i japim asaj zyre qetësinë e nevojshme që në 5 vite të ketë një njeri normal. Një figurë moralisht dhe profesionalisht normale. Prandaj unë do t’ju lutesha të gjithëve që të mendojmë në kërë sens, dhe kushdo që ka një ide sesi mund të organizohemi, ta ndajë me drejtuesit e grupit”, tha Edi Rama.