Kreu i NATO-s: Mirëpres dialogun greko-turk

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kreu i NATO-s: Mirëpres dialogun greko-turk

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg deklaroi se mirëpret vazhdimin e bisedimeve të ndërmjetësuara nga Aleanca midis Turqisë dhe Greqisë për një zbutje të tensioneve në Mesdheun Lindor, thuhet në një deklaratë të NATO-s, pas takimit të Stoltenberg me ministrin e Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu.

“Mekanizmi i eleminimit të konflikteve i promovuar nga NATO ndihmoi në uljen e tensioneve dhe krijimin e hapësirës për diskutime politike për të zgjidhur problemet’’, theksoi Stoltenberg.

Stoltenberg dhe Cavusoglu diskutuan gjithashtu mbi Afganistanin dhe Libinë.

Në veçanti për Libinë, sekretari i përgjithshëm ka shprehu shqetësimin e tij për situatën, duke përsëritur pozicionin e NATO-s, sipas të cilit ”Aleanca mbetet e përkushtuar për të ofruar këshilla për t’u forcuar institucionet që merren me mbrojtjen dhe sigurinë”.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy