Kreu i grupit kriminal dhe porositës atentatesh/ Si po i shpëton drejtësisë Laert Haxhiu, “ngërçi” i ekstradimit nga Greqia

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Laert Haxhiu, “koka” i grupit kriminal në Lushnjë dhe rivali i emrit të njohur të botës së krimit, Aldo Bares, ka mundur t’i shpëtojë drejtësisë, ndonëse mbi të rëndojnë vepra të rënda penale. Dëshmitë e Artan Tafanit e nxorën edhe njëherë në pah veprimtarinë kriminale të bandës së Lushnjës, për të cilën tanimë drejtësia ka mundur të sigurojë mjaftueshëm prova që çojnë në zbardhjen e krimeve të rënda.

 

Policia e Shtetit pohoi se porositës i disa vrasjeve të bujshme dhe dhjetra ngjarjeve kriminale, në bazë të hetimeve e dëshmive të Tafanit, rezulton të jetë Laert Haxhia. Ndonëse i implikuar në shumë ngjarje kriminale, mes të cilave ajo që cilësohet si masakra e Lushnjës, Haxhia ende nuk po i dorëzohet drejtësisë shqiptare. Ndërsa kjo e fundit shprehet se nuk do të dorëzohet përballet kërkesës për esktradimit të tij nga autoritetet greke.

 

Advertisement

Haxhiu u arrestua në Janinë në maj të këtij viti nga autoritetet greke, por kërkesa e Shqipërisë për ekstradim nuk u pranua nga vendi fqinj. Shkak për këtë “ngërç” është argumenti i drejtësisë greke që shprehet se Laert Haxhisë i rrezikohet jeta në Shqipëri.

 

Në gusht të këtij viti, Gjykata e Janinës rrëzoi kështu kërkesën e Prokurorisë shqiptare për ekstradim, me qëllim vënien e Laert Haxhiut përpara drejtësisë për akuzën e përfshirjes në masakrën e vitit 2017-ës në Lushnje, ku u vranë Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha.

 

Advertisement

Në konferencën për mediat, Drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku theksoi se do të tentojnë sërish negocimin me vendin fqinj, të cilit do t’i paraqesin faktet e provat që implikojnë Laert Haxhiun në ngjarje kriminale.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy