Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka vendosur masën e sigurisë “arrest shtëpie” për Ernest Veshtaj i cili u ndalua nga policia si organizator i kultivimit të kanabisit në kraterin e gjetur me 8 mijë fidanë, në Malësi të Madhe.
Para togave të zeza, Ernest Veshtaj ka mohuar akuzat ndaj tij duke pretenduar se nuk ka asnjë lidhje me 27 serat me kanabis të asgjësuara nga policia në krater.
Advertisement
Prokuroria kerkoi masën e sigurisë “arrest me burg”, por gjykata vendosi “arrest shtëpie” për shkak të mungesave të provave në këtë fazë fillestare të hetimit të kësaj çështjeje.