
Deri sot, në datën 10 tetor asnjë prokuror nuk ka shprehur interes për të marrë drejtimin e SPAK.
Mandati i Arben Krajës përfundon në datën 18 dhjetor dhe si detyrim Këshilli duhet të hapë 3 muaj para garën.
Advertisement
Ndonëse gara është hapur, deri tani asnjë nuk ka shprehur interes.
Drejtuesi i SPAK-ut nuk ka të drejtë rizgjedhjeje, gëzon vetëm 1 mandat, kështu Kraja do të mbetet prokuror i SPAK-ut.
Advertisement
Më 19 dhjetor merr detyrën drejtuesi i ri.
“Deri ditën e sotme më datë 10.10.2022, pranë KLP-së nuk ka shprehur interes asnjë prokuror, për pozicionin e drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme . Në momentin që do të kemi kërkesa për kandidaturë, do të njoftoheni”, njofton KLP.
Advertisement