Për shkak të përsëritjes së zgjedhjeve në Rrogozhinë, vullneti politik i 14 majit u vulos me vonesë.
ILIRJANA NANO
AdvertisementKRYETARE, KOMISIONI RREGULLATOR
Është i rëndësishme data e miratimit të tij për dekretimin nga ana e Presidentit të Republikës së datës së zgjedhjeve të ardhshme të organeve të qeverisjes vendore.
Rezultati përfundimtar me fituese Partinë Socialiste në 53 bashki, koalicionin “Bashkë Fitojmë” në shtatë dhe MEGA u çertifikua vetëm me votat e tre anëtarëve të propozuar nga Partia Socialiste në “Rregullatorin” e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Opozita nuk e njohu procesin zgjedhor të majit. Për të ajo ishte masakra e rradhës elektorale.
MUHARREM ÇAKAJ
AdvertisementANETAR, KOMISIONI RREGULLATOR
A ishin këto zgjedhje të barabarta, a ishin të lira dhe të fshehta, unë përsonalisht mendoj që jo.
Çertifikimi u bë edhe për bashkinë e Kukësit dhe kryetarin e arrestuar dhe në burg për akuzën e korrupsionit, Safet Gjici. Thuajse dy muaj nga shkarkimi, as qeveria dhe as presidenca nuk kanë ndërmarrë asjë hap për shpalljen e datës së zgjedhjeve për herë të dytë për kryebashkiakun e Kukësit.
ILIRJANA NANO
AdvertisementKRYETARE, KOMISIONI RREGULLATOR
Në rastin e Kukësit, nëse do të zhvillohen zgjedhje të reja padyshim do të kemi një dekret të ri dhe do të kemi një rezultat të ri.
Me çertifikimin e tabelës përmbledhëse të zgjedhjeve për kryebashkiakët dhe këshillat e rinj bashkiakë, KQZ do të duhet të nxjerrë vlerën në lekë të një vote për të llogaritur mbështetjen financiare që qeveria u jep partive politike pjesëmarrëse në zgjedhje.