Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi këtë të enjte të rrëzojë pretendimet e LSI për vizitat e kryebashkiakut Erion Veliaj dhe të Kryeministrit Edi Rama në shtëpitë e rindërtuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

 

Në vendimin e firmosur nga Komisioneri Ilirjan Celibashi thuhet se nuk konstatohen elemente të shkeljes së dispozitave të Kodi Zgjedhor dhe nenit 3 të vendimit nr. 9/2020 të Komisionit Rregullator në KQZ.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Nga verifikimi i fakteve dhe rrethanave rezulton se, këto aktivitete me karakter publik janë raportuar në ndërfaqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, sipas datave referuar informacionit të dhënë nga Bashkia Tiranë, përpara datës së planifikuar të zhvillimit të tyre dhe në respektim të kufizimeve të ligjit nr.10019, datë 29.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe vendimit nr. 9/2020 Komisionit Rregullator në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Referuar denoncimit të mësipërm, këto veprimtari të Kryetarit të Bashkisë Tiranë, nuk përmbajnë fakte apo rrethana që mund të provojnë se janë veprimtari të ndaluara në kuptim të përkufizime të veprimtarive të ndaluara të përcaktuara në nenin 3 të vendimit nr. 9/2020 të Komisionit Rregullator”, thuhet në vendimin e KQZ-së.