Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka regjistruar këtë të martë koalicionin opozitar “PD-Aleanca për Ndryshim”.
“Meqë dokumentacioni i paraqitur është në rregull miratohet”, tha kryetari i KQZ, Ilirjan Celibashi.
“Aleanca për Ndryshim”, përmban një marrëveshje mes PD dhe 12 aleatëve të saj. Pjesë e këtij koalicioni, janë PR e Fatmir Mediut, LZHK-ja e Dashamir Shehit, FRD e Bamir Topit, PAA e Agron Dukës, PDK e Nard Ndokës, PBDNJ e Vangjel Dules, PDIU e Shpëtim Idrizit, Balli Kombëtar i Artur Roshit nga opozita parlamentare, PBLD e Arjan Starovës, PBD e Ylber Valterit, PLL e Shpëtim Axhamit dhe PKD e Dhimitër Muslias.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";