
KQZ i jep zyrtarisht mandatin Pandeli Majkos.
Vendi vakant u krijua pas heqjes dorë nga mandati i deputetit nga ana e Bllakos, për të cilin SPAK kërkoi arrestimin e tij për abuzime me inceneratorin e Fierit.
Advertisement
Ish-deputeti Majko nuk arriti të thyejë herësin duke qenë i renditur i 19-ti në listën e Qarkut Tiranës, e për pasojë mbeti jashtë politikës aktive.
Kodi Zgjedhor e parashikon se në momentin kur një deputet ose anëtar ndërpret mandatin, atëherë ky i fundit i kalon kandidatit që vijon në listën e së njëjtës parti në zonën zgjedhore përkatëse.
Advertisement