KQZ ka miratuar këtë pasdite projektvendimin për zbatimin e projektit pilot për procesin e votimit dhe numërimit elektronik të votave në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit vetëm në Bashkinë Vorë.
“Caktimi i bashkisë Vorë ku do të zbatohet projekti pilot i votimit dhe numërimit t elektronik të votave. Projekti pilot i votimit dhe numërimit të votave u zbatua për herë të parë në 25 prill në ZAZ numër 40 qarku Tiranë. E njëjta procedura do zbatohet në bashkinë Vorë të qarkut Tiranë për zgjedhjet e pjesshme vendore në 6 bashki me 6 mars”, u tha në mbledhje.
Advertisement
Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi, deklaroi se duke patur edhe dakordësinë e partive politike, votimi elektronik do të zbatohet vetëm në këtë bashki.