Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka dhënë zyrtarisht mandatin e deputetit Andrea Manos, pasi ish-deputeti Ervin Salianji u dënua me një vit burg për “kallëzim të rremë”.
Kuvendi i Shqipërisë njoftoi më 2 tetor zyrtarisht komisionerin shtetëror të zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, se mandati i deputetit demokrat, Ervin Salianji, ishte mbyllur në mënyrë të parakohshme.
Pasi dorëzoi formularin e dekriminalizimit dhe sipas rezultateve të zgjedhjeve të fundit Andrea Mano mori mandatin e salianjit.
Ai ka qenë për 8 vite kryetar i degës së PD-së për Korçën./vizionplus.tv
Advertisement