
Shkarkohet nga detyra prokurori Besim Hajdarmataj. Në vendimin e tij, Kolegji i Posaçëm i Apelimit deklaroi se Hajdarmataj ka mungesë burime financiare të ligjshme.
Trupa e sotme gjykuese u kryesua nga Rezarta Schuetz, me relator Ardian Hajdarin dhe anëtarë Albana Shtyllën, Ina Ramën dhe Sokol Çomon.
Advertisement
Në seancën e zhvilluar më 16 korrik në KPA, kur u shpalosën konkluzionet, Hajdarmataj u akuzua se ka cenuar rëndë besimin e publikut të sistemi i drejtësisë.
Ai u akuzua se ka kryer deklarim të pasaktë dhe të pamjaftueshëm për kriterin e pasurisë dhe nuk e justifikon atë.
Advertisement
Kujtojmë që Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e konfirmoi në detyrë, ish-Prokurorin e Krimeve të Rënda, ndërsa, ONM sugjeroi shkarkimin e tij nga detyra.