Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar nga detyra drejtuesen e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj.
Në një dalje për mediat, ajo e cilësoi vendimin e KPA në kundërshtim me ligjin.
Advertisement
“Është një vendim në kundërshtim me ligjin, copy-paste me vendimin e ONM. Ajo që pretendohet nga reforma në drejtësi është që secila palë të jetë e dëgjueshme. Nuk e lidh me personalen e sharkimit tim. Kush e dëshiron shkarkimin tim? Vetëm kjo përgjigje nuk u dha sot. Kjo çështje ka pasur interesin e shtuar të medias. Jeni të ftuar në cilësinë e gazetarëve dhe të merrni çdo fletë të dosjes ku vërtetohet se kam zero pasuri.”
Vijon…
Advertisement