Kosovë, pesë viktima dhe 445 raste me koronavirus

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kosovë, pesë viktima dhe 445 raste me koronavirus

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar të premten 445 raste me koronavirus, pas testimit të 2.570 mostrave në institucionet publike dhe ato private.

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), më 26 shkurt janë regjistruar edhe pesë viktima.

“Viktimat janë Deçan 1 rast (78 vjeç), Gjilan 1 rast (78 vjeç), Kamenicë 1 rast (65 vjeç), Prishtinë 1 rast (76 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (80 vjeç)”, është thënë në njoftim.

Në po këtë ditë, sëmundjen COVID-19, që e shkakton koronavirusi e kanë tejkaluar 264 persona, derisa 7.321 raste vazhdojnë të jenë aktive.

Advertisement

Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet e këtij vendi kanë regjistruar 68.351 persona të infektuar me këtë virus.

Prej tyre 1.592 kanë vdekur.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy