Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka regjistruar të shtunën (12 qershor) një rast të vdekjes nga koronavirusi i ri që e shkakton sëmundjen COVID-19. Viktima është nga Prizreni.

Sipas njoftimit të IKSHPK-së gjatë 24 orëve janë testuar 1.774 mostra dhe janë shënuar edhe 17 raste të reja me COVID-19.

Nga sëmundja janë shëruar 112 pacientë ndërsa raste aktive janë 531.

Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 107,571 pacientë me këtë virus, prej të cilëve 104,791 janë shëruar ndërsa 2,249 kanë vdekur.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë, në 24 orët e fundit janë dhënë 3.480 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 96.369 doza të vaksinës.

Në Kosovë, procesi i vaksinimit kundër COVID-19 ka nisur në fund të marsit.