Gjendet pas gjashtë ditës 19-vjeçarja nga Kosova që u shpall e zhdukur nga familjarët.
E reja me iniciale L.K., e cila është nga Obiliq ndodhet në polici, prej ku po merret në pyetje.
Ajo ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa nuk jepen detaje se ku qëndronte e reja gjatë ditëve që ndodhej larg banesës.
Lajmin për gjetjen e saj e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Advertisement