Kosovë: Gjashtë viktima dhe 592 raste me koronavirus

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kosovë: Gjashtë viktima dhe 592 raste me koronavirus

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar të shtunën 592 raste me koronavirus, pas testimit të 3.177 mostrave në institucionet publike dhe ato private.

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), më 6 mars janë regjistruar gjashtë viktima.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (85, 81 vjeç), Istog 1 rast (80 vjeç), Prizren 1 rast (78 vjeç), Podujevë 1 rast (46 vjeç), Rahovec 1 rast (75 vjeç)”, është thënë në njoftim.

Në po këtë ditë, sëmundjen COVID-19, që e shkakton koronavirusi e kanë tejkaluar 291 persona, derisa 9.175 raste vazhdojnë të jenë aktive.

Advertisement

Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet e këtij vendi kanë regjistruar 72.500 persona të infektuar me këtë virus.

Prej tyre 1.640 kanë vdekur.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy