Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njoftoi të dielën se kanë vdekur gjashtë persona, të cilët kishin qenë të infektuar me koronavirus.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 2 raste (64, 64 vjeç), Dragash 1 rast (86 vjeç), Prishtinë 1 rast (72 vjeç), Suharekë 1 rast (78 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (67 vjeç)”, thuhet në njoftimin e IKSHP-së.

Ndërkaq, pas testimit të 3.444 mostrave në laboratorët shtetërorë dhe privatë, janë regjistruar edhe 565 raste të reja me koronavirus.

Sipas raportit ditor të IKSHPK-së, sëmundjen COVID-19 e kanë mposhtur edhe 304 persona.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Që prej 13 marsit, 2020, e deri më 14 mars, 2021, Kosova ka regjistruar në total 77.253 raste me COVID-19 . Prej tyre, 1.702 raste kanë përfunduar me fatalitet, ndërkaq 64.666 persona janë shëruar.

Raste aktive janë 10.885.