Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar të mërkurën (30 qershor) se në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe nëntë raste të reja me koronavirusin e ri, bazuar në testimin e 1,648 mostrave.

Të shëruar nga sëmundja COVID-19, që e shkakton koronavirusi i ri janë edhe tetë pacientë ndërsa raste aktive aktualisht janë 167.

Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 107, 758 pacientë me këtë virus.

Prej tyre 2,258 kanë vdekur, ndërsa 105,333 janë shëruar.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Deri të mërkurën, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë, janë dhënë 179,029 doza të vaksinës, ndërsa 41,573 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë kundër COVID-19.

Procesi i vaksinimit në Kosovë ka nisur në fund të muajit mars.