Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka regjistruar të martën 13 viktima me koronavirus.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjakovë 3 raste (82, 87, 73 vjeç), Prizren 3 raste (83, 75, 68 vjeç), Ferizaj 2 raste (71, 69 vjeç), Dragash 1 rast (68 vjeç), Klinë 1 rast (74 vjeç), Pejë 1 rast (81 vjeç), Prishtinë 1 rast (78 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (43 vjeç)”, është thënë në njoftim.

Në 24 orët e fundit janë identifikuar 444 raste të infektimit me këtë virus, pas testimit të 2.410 mostrave në institucionet publike dhe ato private.

Më 9 mars, sëmundjen COVID-19, që shkakton koronavirusi, e kanë mposhtur 452 persona, derisa aktive janë 9.761 raste.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Prej regjistrimit të rasteve të para me koronavirus në Kosovë, më 13 mars të vitit të kaluar, autoritetet shëndetësore kanë regjistruar 74.079 raste të infektimit.

Prej tyre 1.668 kanë vdekur.