Një grup i vogël njerëzish kanë protestuar mbrëmjen e së shtunës përpara selisë së ambasadës shqiptare në Beograd, duke thërritur parulla nacionaliste se “Kosova është Serbi”.

Sipas mediave, pjesëmarrësit në protestë janë pjesë e së djathtës ekstreme, të cilët më pas u zhvendosën përpara ambasadës amerikane.

“Radio Europa e Lirë” raporton se protestuesit gjithashtu kërkuan nga serbët e Kosovës që të bojkotojnë zgjedhjet lokale të së dielës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";