Kosova regjistron 9 viktima dhe 571 raste me COVID-19

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kosova regjistron 9 viktima dhe 571 raste me COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njoftoi të shtunën se janë regjistruar edhe nëntë viktima dhe 571 raste të reja me koronavirus.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 3 raste (80, 79, 66 vjeç), Ferizaj 1 rast (80 vjeç), Gjakovë 1 rast (65 vjeç), Lipjan 1 rast (81 vjeç), Rahovec 1 rast (48 vjeç), Shtime 1 rast (81 vjeç), Vushtrri 1 rast (58 vjeç)”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Rastet e reja dalin pas testimit të 4.351 mostrave në laboratorët shtetërorë dhe privatë në Kosovë.

Sipas njoftimit, më së shumti raste janë regjistruar në Komunën e Prishtinës, përkatësisht 195 raste.

Advertisement

Që prej 13 marsit, 2020 e deri më 10 prill, 2021, Kosova ka regjistruar 97.467 raste me koronavirus, 1.976 viktima dhe 81.561 të shënuar. Raste aktive vazhdojnë të jenë 13.930.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy