Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendimin për të shtrënguar masat kundër Covid.
Mësohet se në këtë mbledhje është miratuar vendimi për të ndaluar hyrjen e qytetarëve nga India, Brazili dhe Afrika e Jugut.
Kjo masë është marrë për të parandaluar përhapjen e varianteve të reja që janë shfaqur në këto vende dhe kanë treguar se kanë një agresivitet më të madh se mutacionet e tjera.
Por në vendim sqarohet se qytetarët kosovarë që ndodhen dhe duan të vijnë nga këto shtete, do të lejohet të futen në Kosovë.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Më tej sqarohet se këta persona fillimisht duhet të karantinohen për dy javë, dhe të testohen dy herë.