Një javë përpara takimit të radhës Shqipëri-Serbi-Maqedoni e Veriut në kuadër të mini-shengenit rajonal, edhe Kosova ka treguar gatishmërinë për të bërë hapa para drejt këtij bashkëpunimi. Kryeministri Zoran Zaev ka pritur sot në Shkup homologun kosovar, Avdullah Hoti. Në një konferencë të përbashkët për shtyp, ata deklaruan se thellimi i bashkëpunimit mes vendeve, do të mundësojë integrim më të shpejtë në Bashkiin Europian.
“Presim që Kosova t’i bashkëngjitet bashkëpunimit rajonal i cili udhëhiqet nga Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Shqipëria me qëllim që karakteri i tij inkluziv të jetë prioritet për rajonin pa dallim të cështjeve të hapura politike. Të premten e ardhshme do të takohem me presidentin Vucic dhe kryeministrin Rama ku një nga pikat kryesore do të jetë kjo, me qëllim që të dërgojmë një ftesë të përbashkët për Kosovën. Implementimi i katër lirive themelore të BE në Ballkanin Perëndimor do të përfaqësojë një vlerë shtesë për perspektivën tonë integruese”, tha Zaev.
Ndërkohë kryeministri Hoti u shpreh se në takimin e kesaj te premteje është arritur dakordësia për zhvillimin dhe avancimin e disa projekteve të rëndësishme ekonomike.
Kosova dhe Maqedonia e Veriut, gjithashtu kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi me Shtetet e Bashkuara për “Rrjetin e pastër” të gjeneratës së pestë të komunikimeve, 5G.