Një 27-vjeçar është arrestuar në Cërrik pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Policia bën me dije se i riu akuzohet nga Gjykata e Pejës, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Në pranga me qëllim ekstradimin në Kosovë, ra shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar M. Q., 27 vjeç, banues në Cërrik.

Gjykata Themelore e Pejës i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve të hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit” dhe “Blerja, posedimi dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, parashikuar nga Kodi Penal i Republikës së Kosovës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Interpol Tirana po bashkëpunon me agjencitë ligjzbatuese në Kosovë, për ekstradimin e 27-vjeçarit.