“Kortizonikët po jepen si karamele”/ Alimehmeti: Kujdes! Po rritet vdekshmëria!

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Kortizonikët po jepen si karamele”/ Alimehmeti: Kujdes! Po rritet vdekshmëria!

Mjeku Ilir Alimehmeti u bëri thirrje qytetarëve dhe mjekëve që të bëjnë kujdes me mjekimet për koronavirusin. Në rrjetet sociale, ai ngriti si shqetësim mbitrajtimin e pacientëve, ndërsa u shpreh se kortizonikët po jepen edhe kur nuk është e nevojshme. Sipas tij, diçka e tillë nuk duhet të ndodhë sepse ka efekte anësore të panjohura.

 

🙏 Një lutje për të gjithë! ⛔ Në kuadrin e frenezisë së trajtimit të COVID-19, po rendim drejt skajit tjetër mjekësor, atij të MBITRAJTIMIT! ⛔ Kujdes, medikamentet kur nuk përdoren në mënyrën e duhur dhe në kohën e duhur, jo vetëm që nuk ofrojnë asnjë efekt por ushtrojnë efekte anësore negative të njohura e të panjohura. 🇦🇱 Ky është rasti edhe i kortizonikëve, të cilët po jepen si karamele edhe në Shqipëri. 💊 Indikacioni i vetëm klinik për dhënien e kortizonikëve është te pacientët e sëmurë rëndë, potencialisht në detres respirator. ⛔ NUK JEPEN KORTIZONIKË NË FORMAT E LEHTA! ⛔ AQ MË KEQ QË DITËN E PARË TË DIAGNOZËS!”

 

Advertisement

Epidemiologu citoi edhe një studim të kryer në SHBA, që sipas tij tregon se kur kortizonikët përdoren pa nevojë, atëherë rriten gjasat e vdekshmërisë.

 

🇺🇸 Studiuesit e qendrës prestigjioze Mayo Clinic, Rochester – SHBA kryen një meta-analizë (maja e evidencës mjekësore) mbi përdorimin e kortizonikëve në COVID-19 dhe raportuan në revistën CHEST më 28 tetor 2020 se: ⛔ KORTIZONIKËT E RRISIN VDEKSHMËRINË E PËRGJITHSHME ME 2.3 FISH! ✅ Në rastet e sëmura rëndë kortizonikët e ulin vdekshmërinë me 35%. (Figura 4 e artikullit) 💊 Vdekshmëria e rritur te pacientët që përdorin kortizonikë vjen si rrjedhojë e efekteve të njohura protrombotike të kortizonikëve e kombinuar me efektet anësore negative të kortizonikëve si superinfeksionet, aspergiloza pulmonare e lidhur me COVID-19, hiperglicemia dhe hipertensioni arterial.⛔ Mos merrni dhe mos jepni kortizonikë në fazat e para dhe të lehta të sëmundjes!⛔ KORTIZONIKËT E DHËNË PA KRITER RRISIN GJASAT E VDEKJES! Kujtoni:🙏 PRIMUM NON NOCERE 🙏💊 Asnjë mjekim nuk është karamele.💊 Mos i trajtoni si të tillë.”

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy