Me nisjen e sezonit turistik, vëmendja fokusohet edhe tek akset rrugore që lidhin zonat bregdetare.
Punimet në aksin Orikum – Dukat do të mundësojë që deri në qershor një pjesë e këtij segmenti, të ketë një korsi shtesë për të përballuar fluksin e qarkullimit.
Këtë të shtunë, punimet janë parë nga afër edhe nga ministrja e infrastrukturës Belinda Balluku.
Ndërsa punimet do fokusohen gjatë ditëve të javës, për tu ndalur në fundjavë me qëllim lëvizjen e lirë të automjeteve.
E gjithë rruga Orikum-Dukat deri në hyrje të tunelit të Llogorasë parashikohet të përfundojë në qershor të viti 2023.
Së bashku me tunelin e Llogorasë dhe Bypass-in e Vlorës, ajo përbën një nga investimet më të rëndësishme në bregdetin jugor të vendit.
Projekti parashikon që të shkurtojë ndjeshëm kohën e udhëtimit drejt plazheve të detit Jon, e po ashtu të zhvillojë edhe ekonominë e zonës, sidomos në funksion të turizmit.