Korrupsion në Bashkinë Dimal/ Shpërdoruan detyrën, SPAK dërgon për gjykim 6 persona

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Korrupsion në Bashkinë Dimal/ Shpërdoruan detyrën, SPAK dërgon për gjykim 6 persona

Prokuroria e Posaçme ka çuar për gjykim 6 zyrtarë të Bashkisë Dimalë, të cilët akuzohen për korrupsion. Në njoftimin zyrtar njoftohet se 6 punonjësit e Bashkisë Dimal kanë shpërdoruar detyrën dhe kanë ushtruar korrupsion aktiv.

 

Mes zyrtarëve nën hetim është edhe drejtori i Zyrës së Urbanistikës për Bashkinë Dimal, Altin Pali si dhe përgjegjësi i IKMT pranë Bashkise Dimal, Agim Çunaj.

 

Advertisement

Në të njëjtën kohë, nën hetim është vënë edhe menaxher i një subjekti privat, i cili dyshohet se ka korruptuar zyrtarë në këtë bashki.

 

  1. Arben Guraj(me detyrë përgjegjës shërbimesh pranë Bashkisë Dimal), akuzuar për veprat penale të “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245/1 /2 dhe 25 i K.Penal, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259/1 i K.Penal, “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 244 i K.Penal si dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, parashikuar nga neni 280 i K. Penal.

 

  1. Altin Pali(me detyrë drejtor i Zyrës së Urbanistikës, Bashkia Dimal), akuzuar për veprat penale të “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga nenet 248 e 25 dhe 259/2 të K.Penal.

 

Advertisement
  1. Valentina Jançe(me detyrë në kohën e kryerjes së veprës përgjegjëse sektori e urbanistikës prane Bashkisë Dimal), akuzuar për veprat penale të “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga nenet 248 e 25 dhe 259/1 të K.Penal.

 

  1. Agim Çunaj(me detyrë përgjegjës i IKMT pranë Bashkise Dimal), akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal.

 

  1. Arjan Demiri(inxhinier), akuzuar për veprën penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 i K.Penal.

 

  1. Vait Koshi(menaxher i një subjekti privat), akuzuar për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 244 I K. Penal.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy