Gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për per inspektorin e AZHBR, Arbri Pajo fermerin dhe Shaban Cace të akuzuar për korrupsion me subvencionet në bujqësi.
Seanca u mbajt pa praninë e avokatëve edhe pse dy të pandehurit kishin kërkuar të mbroheshin nga avokatë të zgjedhur prej tyre.
Advertisement
Bojkoti i masave të sigurisë nga avokatët e Korçës detyroi gjykatën të shtyjë dy herë seancën për caktimin e masës së sigurisë e cila në mungesë të mbrojtësve u zhvillua pa pjesëmarrjen e tyre .