SPAK i ka komunikuar ditën e sotme akuzën e korrupsionit dhe pastrimit të parave avokatit të Mirel Mërtirit.
Mësohet se më herët gjatë ditës së sotme, në SPAK është paraqitur edhe avokati i Klodian Zotos.
Avokatëve të Arben Ahmetajt i janë komunikuar akuza e korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehja e pasurive.
Ahmetaj, Mertiri dhe Zoto janë në kërkim.
Kujtojmë se Prokuroria e Posaçme akuzoi zyrtarisht biznesmenin Mirel Mërtiri për korrupsion dhe pastrim parash në lidhje me aferën e inceneratorit të Elbasanit më 15 nëntor 2022.
“Shtetasit Mirel Mërtiri, Stela Gugallja dhe Klodian Zoto, kanë konsumuar veprat penale të korrupsionit aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë” kryer në bashkëpunim dhe “pastrim i produkteve të veprës penale e kryer në rrethana cilësuese në bashkëpunim”, thuhej askohohe në aktakuzën e SPAK.
Ndërsa Arben Ahmetaj, më 21 mar, u mor i pandehur për aferën e inceneratorit të Elbanasit. Ahmetaj është nën hetim për procedimin penal 277/1 për veprat penale “mosdeklarim, deklarim të rremë dhe fshehje të pasurisë”, vetëm dhe në bashkëpunim, “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” në gjashtë raste, “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Ai dyshohet se ka ndërmarrë një mori aktesh, në funksionet e tij si ministër, për t’i mundësuar këtyre sipërmarrësve lidhjen e kontratave koncensionare.
Ish zëvendës kryeministri është në kërkim që prej korrikut të vitit 2023.
Kjo është hera e dytë që Prokuroria e Posaçme SPAK ka marrë të pandehur në mungesë ish zvkryeminstrin Arben Ahmetaj, pas privatizimit të ish-ndërmarrjes shtetërore fabrikës “Buka.sha” në tetor 2023./vizionplus.tv