Ekonomia shqiptare ka vijuar trendin e saj rënës edhe në tremujorin e tretë të këtij viti, rënie e cila vlerësohet të jetë 3.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Si edhe në tremujorin paraardhës, tre janë degët e ekonomisë që kanë patur ecuri pozitive, ndërtimi aktiviteti i pasurive të patundshme, si dhe arsimi dhe shëndetësia. TAB

E ndërsa shpenzimet për shëndetësi  janë të argumentueshme për shkak situatës së pandemisë, ndërsa shpenzimet për arsimin kanë dominuar gjatë muajit shtator kohë kur nisi viti shkollorë, mbetet ende surprizë rritja e ndërtimit dhe shitblerjes së pasurive të patundshme në këto kohë krize.

Ndërsa sa i përket degëve të tjera ato janë më rënie. Rënien më të madhe vijon të shënohet  tek transporti tregtia dhe akomodimi. Lëvizja e lirë mbetet e kufizuar, njësitë akomoduese po vuajnë mungesën e klientelës për shkak se turizmit të bllokuar. Ndërsa tregtia pavarësisht një rigjallërimi në raport me tremujorin e mëparshëm mbetet ende në një degë me bilanc negative. Edhe bujqësia që ishte një sektor me rritje gjatë muajve të bllokuar, në tremujorin e tretë ka qenë në stanjacion. Edhe konsumi final i popullatës, i cili përbën peshën kryesore të shpenzimeve në ekonomike u ule me 3.86 %.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";