Është nënshkruar sot në Sofje memorandumi tri palësh mes Shqipërisë, Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut për projektin e Korridorit 8.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku tha se ky është një hap i rëndësishëm i bashkëpunimit mes tre vendeve, për një ndër projektet më të rëndësishme për zhvillimin e Ballkanit Perëndimor.

Duke e cilësuar një sukses në të ardhmen, Balluku theksoi se 3 ministrat janë dakordësuar edhe për agjendën e promovimit dhe për ndikimin tek institucionet europiane për mbështetjen e këtyre investimeve, sidomos atë të hekurudhave.

“Prej kohësh kemi punuar për të plotësuar të gjithë komponentët si një nga korridoret e rëndësishme për zhvillimin e Ballkanit Perëndimor. Jemi të sigurt që ky projekt do të jetë një sukses në të ardhmen. Kemi disktuara ëpr hapat në të ardhmen dhe kemi rënë dakord që një agjendë e përbaskët për të promovuar Korridorin 8 është domosdoshmëri për të 3 ministritë e Infrastrukturës në të ardhmen. Kemi dakordësuar për të ndikuar tek institucionet europiane financiare për mbështetjen e investimeve tona sidomos atë të hekuruadhave. Së shpejti do të kemi edhe një takim tjetër në Maqedoninë e Veriut dhe në Tiranë. Ky projekt i madh do të ndryshoje jetën e qytetarëve në të gjithë Ballkanin Perëndimor”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";