
Në Kosovë u raportuan të enjten 184 raste të reja me koronavirus nga testimi i 1,184 mostrave.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike po ashtu njoftoi se në 24-orëshin paraprak, tre pacientë me koronavirus kanë humbur jetën.
Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj, Gjilan dhe Prishtinë, thuhet në njoftim.
Me të fundit numri i përgjithshëm i viktimave nga koronavirusi në Kosovë shkon në 1,335.
Advertisement
Në Kosovë janë konfirmuar gjithsej 51,328 raste pozitive me koronavirus.
Të shëruar janë 41,407 pacientë – prej tyre 420 në 24 orët e fundit.
Raste aktive me koronavirus në Kosovë aktualisht janë 8,586.
Advertisement