
Maqedonia e Veriut brenda 24 orëve të fundit ka raportuar 104 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), si dhe 13 viktima, transmeton Anadolu Agency.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara nga COVID-19 ka arritur në 86.597, ndërsa numri i viktimave në 2.635.
Gjatë ditës së fundit janë shëruar 539 pacientë të tjerë, duke e çuar në 67.992 numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar nga virusi.
Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore kanë kryer gjithsej 418.130 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 918 teste të kryera brenda ditës së fundit.
Advertisement
Aktualisht numri aktiv me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 15.970.