Në Kosovë u raportuan të premten 174 raste të reja me koronavirus dhe një rast i vdekjes.
Në njoftimin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike thuhet se rastet e reja pozitive rezultojnë nga testimi i 1,224 mostrave.
Viktima, e moshës 76-vjeçare, u regjistrua në Vushtrri, thuhet në njoftim.
Nurmri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në Kosovë ka arritur në 51,502.
Advertisement
Prej tyre, 1,336 pacientë kanë humbur jetën.
Pacientë të shëruar janë 41,852 – prej tyre 445 në 24-orëshin e kaluar.
Raste aktive me koronavirus aktualisht janë 8,314.
Advertisement