Koronavirusi në Kosovë: Katër viktima dhe 215 raste të reja

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Koronavirusi në Kosovë: Katër viktima dhe 215 raste të reja

Në Kosovë u raportua të dielën për katër viktima nga koronavirusi dhe 215 raste të reja pozitive.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës tha se dy raste të vdekjes janë nga Ferizaj, ndërsa nga një në Drenas dhe Istog.

Rastet e reja pozitive u konfirmuan pas testimit të 1,012 mostrave, njoftoi IKSHPK-ja.

Advertisement

Gjatë 24 orëve të fundit, thuhet po ashtu në njoftim, 428 pacientë janë shëruar nga koronavirusi.

Kosova ka konfirmuar në total 50,620 raste me koronavirus.

Prej tyre, 1,309 pacientë kanë vdekur, ndërsa 39,562 janë shëruar.

Raste aktive aktualisht janë 9,749.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy