Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK), njoftoi të shtunën se gjashtë pacientë kanë vdekur dhe janë regjistruar edhe 363 raste të reja me COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi i ri.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 6 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 3 raste (85, 81, 75 vjeç), Lipjan 1 rast (83 vjeç), Malishevë 1 rast (71 vjeç), Suharekë 1 rast (71 vjeç)”, thuhet në njoftim.

Rastet e reja dalin pas testimit të 1.589 mostrave, tha IKSHPK. IKSHPK-ja njofton po ashtu se 418 pacientë kanë mposhtur sëmundjen COVID-19.

Që prej marsit të vitit 2020, e deri më 16 janar, Kosova ka regjistruar 55.498 raste me koronavirus.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Prej tyre, 1.405 pacientë kanë vdekur dhe 48.990 janë shëruar. Raste aktive janë 5.103.