Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) ka njoftuar se të mërkurën janë shënuar edhe gjashtë viktima nga koronavirusi i ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19.
Rastet e vdekjes janë nga komunat: Deçan, Fushë-Kosovë, Mitrovicë, Obiliq, Podujevë, Vushtrri.
Në raportin ditor të situatës epidemiologjike, IKSHPK thotë se bazuar në 1.683 mostra të testuara, 320 kanë dalë pozitive në koronavirus.
Sëmundjen e kanë mundur edhe 269 pacientë, ndërsa raste aktive janë 5.324.
Advertisement
Kosova regjistroi rastet e para me koronavirus më 13 mars, 2020. Që atëherë, deri më 20 janar 2021, janë regjistruar 56.732 raste të të infektuarve, prej të cilëve 1.426 kanë vdekur ndërsa 49.982 janë shëruar.