
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se në bazë të 2.868 mostrave të testuara, të martën në Kosovë janë konfirmuar edhe 249 raste të reja me koronavirus.
Nga sëmundja COVID-19 që e shkakton koronavirusi janë shënuar edhe tri viktima, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të vdekurve në 1.548.
Sipas raportit ditor për situatën epidemiologjike, sëmundjen e kanë mundur edhe 316 pacientë.
Rastet e para me koronavirus, Kosova i regjistroi më 13 mars, 2020. Që atëherë, Kosova ka shënuar 64.768 raste të të infektuarve. Prej tyre, 56.344 pacientë janë shëruar. Raste aktive aktualisht janë 6.876.
Advertisement